Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ: Sipas informacioneve të para,, nuk është gjetur asnjë gjurmë për keqpërdorim eventual të dërgesës diplomatike

Shkup, 23 tetor  – Ministria e Punëve të Jashtme doli me kumtesë për supozimet që i publikuan një pjesë e mediave, sipas së cilave në një dërgesë të shënuar si postë diplomatike të Ministrisë, në kamionë janë mbajtur dhe kontrabanduar cigare dhe pije.

 

Në vazhdim ua transmetojmë kumtesën e MPJ-së në tërësi:

Ditët e fundit në opinion nga disa vende janë shfaqur informacione për gjoja abuzime me dërgesën diplomatike. Na lejoni të ju njoftojmë se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, iu është dhënë udhëzim shërbimeve tona ta shqyrtojnë të gjithë dokumentacionin, t’i kontrollojnë të gjitha informacionet nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, me qëllim verifikimin e pretendimeve të tilla. 

Sipas informacioneve fillestare të marra në dy ditët e fundit, në Ministri nuk është gjetur asnjë gjurmë, për një dërgesë të mundshme që mund të jetë bazë për abuzime. Gjithashtu, është dhënë udhëzim në suaza të misioneve tona diplomatike dhe konsullore për të kontrolluar të gjitha informacionet e marra rreth rasteve të mundshme të ndalimit të shtetasve tanë, të cilat mund të jenë të ngjashme me pretendimet e plasuara. Deri më tani, nga zyrat tona përfaqësuese nuk është marrë asnjë informacion për një rast të mundshëm të ngjashëm, që mund të korrespondojë me pretendimet.

Ndonëse nuk ka asnjë konfirmim për ekzistimin e një rasti të tillë, Ministria ka politikë për zero tolerancë ndaj abuzimeve apo falsifikimit eventual të dokumenteve diplomatike apo dokumenteve të institucionit dhe për këtë arsye, Ministria e Punëve të Jashtme në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me kontrollimin e plotë të pretendimeve të shfaqura dhe për këtë do ta informojë opinionin në kohë.

Related posts

Ligji për shitjen e 50,000 hektarëve tokë bujqësore në pronësi të shtetit do të dorëzohet në Parlament

D V

Micotakis kundër Bullgarisë për bllokimin e Maqedonisë drejt BE-së

Z H

Shoferi ka patur disa tuba me naftë në pjesën e përparme të autobusit, shpërthimi ka ndodhur përshkak ngrohjes

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More