Shkup, 2 korrik 2021– Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon çdo gjuhë të urrejtjes, pa dallim, veçanërisht kur deklaratat e pamenduara, të papërgjegjshme, si dhe porositë dhe kualifikimet u janë drejtuar shteteve fqinje.
Maqedonia e Veriut përpiqet për intensifikimin dhe thellimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe shpreson se deklaratat e këtilla të izoluara dhe jo adekuate nuk do të hasin në mirëkuptim te qytetarët tanë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut