Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ e Maqedonisë: Vetëm dy shtetas tanë kanë kërkuar ndihmë në Kazakistan

Shkup, 8 janar – Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se e përcjell rregullisht situatën në Kazakistan dhe përmes Ambasadës sonë në Nur-Sulltan është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë që ndodhen atje.

 

“Pavarësisht ndërprerjeve të shpeshta të internetit dhe rrjeteve të telekomunikacionit, ka kontakte të rregullta me qytetarët tanë, të cilët ndodhen në lokacione të sigurta. Deri më tani Ambasadës sonë i janë drejtuar vetëm dy shtetas tanë, për gjëra të vogla, kërkesës së të cilëve iu është përgjigjur menjëherë; por asnjë nga personat nuk është në rrezik”, informoi MPJ.

Sipas MPJ-së, mbeten në fuqi rekomandimet drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos udhëtojnë në Kazakistan, ndërsa ata që aktualisht ndodhen në vend të mos i lënë objektet ku ndodhen dhe të shmangin tubimet në vende publike për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se stafi diplomatik në Ambasadën tonë në Nur-Sulltan nuk është i rrezikuar dhe se i kryen punët pa ndërprerje. Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në Kazakistan dhe nëse është e nevojshme do të nxjerrë rekomandime shtesë për qytetarët tanë”, njofton MPJ. 

Related posts

Bujar Osmani nesër do të jetë nikoqir i Gërvalla-Schwarz

D V

Sela: Kemi fituar në rreth të parë në Gostivar dhe Dibër, në 5 komuna tjera jemi në rreth të dytë

D V

E majta paditi Spasovskin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More