Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ: Nga 2 janari masa shtrënguese për hyrje në Mal të Zi

Shkup, 30 dhjetor – Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, autoritetet malazeze i kanë shtrënguar masat për të parandaluar përhapjen e virusit korona që do të jetë i vlefshëm nga 2 janari deri më 12 janar 2022.

“Sipas këtij vendimi secili që hyn në Mal të Zi, pavarësisht se a është shtetas malazez apo i huaj, duhet t’i plotësojë këto kushte: Personi duhet jetë i vaksinuar me numrin e caktuar të vaksinave kundër koronavirusit dhe nga doza e dytë e vaksinës të mos kenë kaluar më shumë se 6 muaj dhe njëkohësisht me certifikatën duhet patjetër të posedojë edhe një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose test negativ antigjen të shpejtë jo më të vjetër se 48 orë”, thonë në MPJ.

Siç theksojnë, fëmijët nën moshën 18 vjeç janë të përjashtuar nga masat dhe për ta nuk nevojitet as certifikatë vaksinimi as certifikatë që e ka kaluar Kovid-19 e as teste.

“Dëshmi se personi e ka kaluar KOVID-19 (të mos kenë kaluar më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë pas një PCR pozitiv ose testit të shpejtë antigjen) dhe njëkohësisht me dëshminë duhet patjetër të posedojë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose test negativ të shpejtë antigjen jo më të vjetër se 48 orë”, theksojnë në MPJ. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy