Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ: Konsulli bullgar nuk kishte të drejtë të merrte pjesë në inspektimin e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Shkup, 5 gusht– Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Manastir, Dimitar Ivanov, gjatë inspektimit të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në hapësirat e Qendrës së Kulturës në Manastir, Ministria thekson se sipas Konventës për Çështje Konsullore, ai nuk ka pasur të drejtë të jetë i pranishëm në inspektim, sepse bëhet fjalë për procedurë ku përfshihen dy shoqata, persona juridik nga Maqedonia e Veriut, kumtoi pasdite MPJ-ja.

Siç thuhet në kumtesë, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndjekë dhe shënon angazhimin e ndërmarrë nga ana e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në lidhje me pretendimet e mundshme për diskriminim në rastin me Shoqatën “Ivan Mihajllov” nga Manastiri.

Ministria angazhohet me përkushtim që të gjithë shembujt e tillë dhe të ngjashëm t’i zgjidhë në mënyrë institucionale, në përputhje me rregulloret ligjore pozitive të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast inkurajojmë të gjithë personat fizik dhe juridik që t’i përdorin këto instrumente dhe mekanizma juridik, për të vërtetuar çfarëdo shembuj të diskriminimit. Është e drejtë e të gjithëve, por edhe obligim për institucionet kompetente të shtetit, të cilat janë përgjegjëse për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit.

“Sa i përket pranisë së Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Manastir, Dimitar Ivanov, gjatë inspektimit të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në hapësirat e Qendrës së Kulturës në Manastir, Ministria thekson se sipas Konventës për Çështje Konsullore, ai nuk ka pasur të drejtë të jetë i pranishëm në inspektim, sepse bëhet fjalë për procedurë ku përfshihen dy shoqata, persona juridik nga Maqedonia e Veriut, të regjistruara sipas rregullave ekzistuese ligjore të shtetit. Ivanov ka të drejtë të përfaqësojë të drejtat dhe interesat e qytetarëve të Republikës së Bullgarisë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por jo edhe të drejtat dhe interesat e shoqatës së qytetarëve të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Punëve të Jashtme shfrytëzon këtë rast për të inkurajuar edhe një herë të gjithë qytetarët që të përdorin mekanizmat ligjorë për mbrojtjen nga diskriminimi, si mënyrë parësore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre.

“Ministria thekson detyrimin e të gjitha institucioneve, në rastin e Komisionit që mbulon një çështje veçanërisht të ndjeshme, t’u qasen këtyre kërkesave dhe çështjeve në mënyrë profesionale dhe objektive, në mënyrë që të shmanget çdo politizimi në zgjidhjen dhe mbrojtjen e të drejtave të subjekteve fizike dhe juridike”, thuhet në kumtesë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy