Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ: Komemoracion për ambasadorin, Ramadan Nazifi

Shkup, 16 shtator – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme është mbajtur komemoracion me rastin e vdekjes së ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifi.

 

Ngjarja filloi me një minutë heshtje, për ta respektuar për herë të fundit doajenin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Ambasadorin Nazifi.

Në prani të anëtarëve të familjes së tij të nderuar, bashkëpunëtorëve të tij nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe trupit diplomatik, anëtarëve të Këshillit të Ambasadorëve dhe mediave, mbajtën fjalim Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Drejtori i Shteteve të Evropës Nazif Xhaferi dhe Drejtori i Protokollit, Ambasadori Nenad Kolev, për të kujtuar veprën suksesshme të Ambasadorit dhe kolegut të nderuar.

“Ambasadori Nazifi ishte profesionist, diplomat karriere, gjuhëtar, erudit, e mbi të gjitha njeri i madh dhe te të gjithë mbizotëron ndjenja e humbjes së një shoku, kolegut të ndershëm dhe të urtë, ndjenja e një bashkëbiseduesi të palodhur, të cilin e veçonin ndërgjegja, respekti, zemërgjerësia, arsyeja dhe buzëqeshja, për të gjithë”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Ngjarjen përmes video-lidhjes e ndoqën Përfaqësitë Diplomatike Konsullore të vendit.

Related posts

Një njësi zgjedhore, në favor të partive të vogla

Redaksia

Nesër lëshohet në përdorim parkingu në Bit Pazar

D V

Nga e diela deri më 10 janar PCR test i domosdoshëm ose rapid test për hyrje në Greqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More