Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ-ja: Dialogu strategjik Kinë-ShBA ka thelluar njohjen e ndërsjellë

Në konferencën e shtypit të zhvilluar në Pekin të hënën, zëdhënësja e MPJ-së kineze Hua Chunying përmendi arritjet e dialogut strategjik Kinë-ShBA, duke u shprehur që gjatë dialogut, të dyja palët kanë zhvilluar komunikim të sinqertë, të thellë, afatgjatë dhe konstruktiv. Sipas saj, dialogu ishte në kohën e duhur dhe i dobishëm, duke thelluar njohjen e ndërsjellë.

 

Hua vuri në dukje që, këtë herë, me ftesën e ShBA-së, pala kineze mori pjesë në dialogun e lartë strategjik me palën amerikane. Kjo është një masë e rëndësishme për zbatimin e unanimitetit mes dy liderëve shtetërorë dhe është zhvilluar me vendimin e të dy liderëve. Të dyja palët ranë dakord që të zbatojnë frymën e bisedës telefonike mes kryetarëve të shtetit, të mbajnë lidhjet, të zhvillojnë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella, të parandalojnë keqkuptimet, të shmangin konfliktet dhe të nxisin zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-ShBA. Të dyja palët shpresojnë që t’i vijojnë komunikimet e tilla strategjike të nivelit të lartë.

“Kina ka shtjelluar qëndrimin e vet të vendosur për sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit.
Hua theksoi gjithashtu që Kina mban qëndrim të qartë dhe konsekuent për marrëdhëniet me ShBA-në dhe përpiqet për moskonfliktualitet e moskundërvënie, respekt të ndërsjellë dhe përfitime të përbashkëta. Krahas kësaj, Kina do të mbrojë në mënyrë të vendosur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj të zhvillimit.

Related posts

Vajza 15-vjeçare përdhunohet për nëntë muaj, arrestohen 28 persona në Indi

D V

Daniel Ortega fiton zgjedhjet në Nikaragua

N E

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More