Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ-ja bullgare nuk është e informuar për nismën franceze

Sofje, 9 dhjetor – Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë thotë se nuk janë të informuar për iniciativën franceze, të cilën sot e ka përmendur zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, Artan Grubi, njofton agjencia bullgarie e lajmeve BGNES.

 

“Nuk ka një propozim të tillë në qarqet diplomatike”, kumtoi Brukseli, shkruan BGNES.

Më herët Grubi deklaroi se ka nismë franceze për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se përgjigjet për të gjitha pyetjet e dërguara nga Bullgaria janë dorëzuar. Ai shtoi se presin që autoritetet e reja bullgare, presidenti Radev dhe Qeveria e re, t’i qasen dialogut për këto çështje në mënyrë konstruktive, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje që do t’i hapë dyert e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Related posts

Seanca të dy komisioneve të Kuvendit

Z H

Hulumtim: Qytetarët më tepër i trishton korrupsioni se varfëria

Z H

Paraqiten gjurmë të reja për arratisjen e Gruevskit?

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More