Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ e konfirmon arrestimin e Kryeshefit të KRU Gjakova, Hasan Krasniqit

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari.

Sipas MPJD, Krasniqi është ndaluar më 19 shkurt, në pikëkalimin kufitar “Gyushevo”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K)  është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyushevo””, ka thënë MPJ.

Ai është ndaluar pasi ka qenë në kërkim nga Interpoli.

“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasiqë i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”, thuhet në përgjigjen e MPJ.

Hasan Krasniqi, kryeshef i KRU “Gjakova” është arrestuar në Bullgari. Ndaj tij kishte urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga policia italiane. Krasniqi akuzohet për trafikim me qenie njerëzore.

Në dosjen e Interpolit të siguruar nga Gazeta10, thuhet se Krasniqi është marrë me kontrabandimin e njerëzve me dokumente të falsifikuara.

Dosja e Interpolit thotë se një prej mënyrave që ai dyshohet ta ketë përdorur  dhënien e vizave Shengen dhe leje qëndrimin ishte duke i prezantuar ata si anëtarë të klubeve sportive, por që policia italiane dyshohet se ato nuk ishin lëshuar në mënyrë të rregullt nga organizatat sportive. Sipas dosjes, kjo ka qenë mënyra se si ai i ka futur brenda zonës Shengen njerëzit që nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.

Related posts

Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Xh M

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

D V

Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë: Përulemi përjetësisht para veprës së heronjve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky