Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ bullgare i ndjekë me kujdes qëndrimet e opozitës maqedonase për mbylljen e klubeve bullgare

Sofje, 18 nëntor – Ministria bullgare e Punëve të Jashtme me vëmendje të posaçme e ndjekë, siç thekson, “fushatën e opozitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut kundër klubeve bullgare dhe instrumentalizimin e saj për qëllime të brendshme politike”, deklaroi zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme, Kostadin Koxhabashev.

 

Sipas Koxhabashev, sjellja e tillë është vetëm në dobi të faktorëve apo palëve të treta, të cilat kanë interes ta pengojnë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Koxhabashev i komentoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet dhe të Ligjit për parti politike në Maqedoni të Veriut, duke cekur se autoritetet në Sofje druajnë se me to mund të kufizohet e drejta e bashkimit.

Ai theksoi se me ndryshimet ligjore vendoset komision i ri për emra dhe personalitete, duke pyetur kush do ta ketë kontrollin ndaj qëndrimeve të komisionit, nëse sigurohet e drejta e ankimimit ndaj vendimeve të tij, cilat janë kriteret sipas të cilave do të udhëhiqet komisioni në punën e vet.

Koxhabashev gjithashtu theksoi se tani në radhë është nëse Qeveria në Shkup do ta dërgojë Ligjin për shoqatat dhe fondacionet për mendim tek Komisioni i Venecies.

“Bullgaria konsideron se nëse ka pasur vëmendje dhe kujdes adekuat për të drejtat e njeriut, një propozim-ligj i tillë është dashur paraprakisht të dërgohet për mendim, sepse ligji tani filloi të zbatohet në praktikë”, shtoi ai.

Related posts

Vetoja mbeti edhe me Qeverinë e re në Sofje

Z.H

EDITORIAL/ Mbledhja e përbashkët qeveritare Maqedoni-Shqipëri, shumë marrëveshje, pak realizime

Z.H

Prokurorja Stefanova kërkon dënim sa më të lartë për Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More