Agjencia Zhurnal.mk.

MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara, 209 gjoba vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (6 tetor) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion.

 

Vetëm dje, në territorin e Shkupit janë shqiptuar 209 gjoba, prej të cilave 53 për vozitje të shpejtë, 11 për drejtim të makinës pa leje, 9 për parregullsi teknike dhe makina të paregjistruara.

“Gjithashtu janë shqiptuar gjashtë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës, katër për tejkalim të parregullt, pesë për mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe 81 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.

Ata apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Related posts

Prindi raportoi në polici se djali po ushtron dhunë në familje – pengojnë arrestimin e tij

D V

MPB: Arrestohet krimineli i kërkuar me urdhërarrest qendror

D V

Ndërroi jetë mbesa e vetme e Shën Terezës, Age Bojaxhiu

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More