Agjencia Zhurnal.mk.

MPB kyçë kontrollin e brendshëm për të hetuar ndalimin e Dimitrievskit

Kumanovë, 19 tetor – Lidhur me ngjarjen e sotme në Kumanovë ku nga disa pjesëtarë të policisë u ndalua kryetari i komunës, MAksim Dimitrievski, nga MPB paralajmërojnë se do të kyçet kontrolli i brendshëm për të shikuar nëse bëhet fjalë për ndonjë presion të qëllimshëm, informon Zhurnal.

 

Bëhet fjalë për një ndjekje e më pas ndalim nga policia, të një veture të re Renault, të cilën e ngiste Dejan Dimitrievski, i afrëm i Maksimit. Rasti ndodhi në rrugën “Leskovaçka” ndërsa edhe komunikacioni ishte i bllokuar tërësisht për 15-20 minuta.

Maksim Dimitrievski i cili ishte i pranishëm në veturë, u kyç drejt për drejtë në Facebook duke njoftuar për presion nga policia.

Nga MPB dolën me komunikatë zyrtare ku shprehen se MPB nuk do të lejojë asnjë lloj presioni, veprim joligjor apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa do të kyçet dhe reparti për kontroll të brendshëm.//Zhurnal.mk

СоопштениеВо врска со денешниот случај во Куманово, кога е сопрено возило „рено“, управувано од Д.Д., ве известуваме…

Posted by Министерство за внатрешни работи / Мinistria e Punëve të Brendshme on Tuesday, October 19, 2021

Related posts

Analistët flasin në Top Chanel për zgjedhjet në Maqedoni: Artan Grubi figura më tragjike në Maqedoni!

Redaksia

ASh-Besa a mund ta bëjë fuqinë kundër BDI-së? Osmani: BDI, fitues absolut në Tetovë

Redaksia

Kasami: Plagë tjetër, i trishtë lajmi për rastin makabër në Gllogjan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More