Agjencia Zhurnal.mk.

MPB konfiskon marihuanë me vlerë 600,000 euro

Shkup, 9 dhjetor – Më 08 Dhjetor, zyrtarë policor nga Byroja për Siguri Publike dhe Departamentet e posacme për luftën kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë dhe krimit të organizuar, kanë ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga territori I Kosovës në vendin tonë, ku janë konfiskuar 200 kilogram marijuanë në vlerë prej rreth 600.000 euro, kurse nga liria janë privuar gjashtë persona.

Sic kanë njoftuar nga MPB-ja në autostradën “Miqësia” gjatë kontrollit policor të automjetit “Opel Zafira” me targa të Shkupit, që drejtohej nga I.P (51 vjeç) janë gjetur valixhe udhëtarësh me 55 paketime marijuane, kurse gjatë kontrollit të automjetit “VW Turan” gjithashtu me targa të Shkupit që drejtohej nga B.R (30 vjeç) nga Shkupi janë gjetur thasë të zeza me 116 paketime marijuane.

“Në afërsi të pompës së benzinës janë ndaluar dy automjete, “Mercedes” me targa të Strumicës që drejtohej nga O.A (36 vjec) nga Shkupi, ku si bashkudhëtarë ka qenë shtetasi I Kosovës XH.L, si dhe automjeti “Mini Kuper” me targa të Shkupit që drejtohej nga E.A (33 vjec) nga Shkupi, ku si bashkudhëtar ka qenë B.R (24 vjec) nga Shkupi, që ishin angazhuar që ta sigurojnë transportin e drogës”

MPB-ja thotë se në konsultim me Prokurorin Publik dhe me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake ëhtë kryer bastisje në shtëpitë e B.R dhe E.A ku janë gjetur 29 paketime me marijuanë, plumba, peshore digjitale, pistoletë kurse në oborin e shtëpisë edhe një makinë “BMË” nga Kosova, pa dokumente adekuate e që është konfiskuar nga Drejtoria e Doganave.

Kundër peronave të privuar nga liria do të ndërmerren masa konform ligjeve – thonë nga MPB-ja.

Пресечен меѓународен транспорт на дрога, запленета марихуана во вредност од околу 600.000 илјади евра, приведени 6 лицаНа 08.12.2021 полициски службеници од Бирото за јавна безбедност, и тоа Оддел за криминалистичка полиција – Единица за недозволена трговија со дрога, оружје и опасни материи, во координација со Одделот за сузбивање на организиран и сериозен криминал, Одделот за специјални полициски операции и СВР Скопје – Единица за недозволена трговија со дрога пресекоа меѓународен канал за транспорт на дрога од територијата на Р.Косово на територија на нашата држава, при што е запленета марихуана во количина од околу 200 килограми со вредност од околу 600.000 илјади евра, а лишени од слобода се шест лица, македонски и косовски државјани.Како што соопшти портпаролот на МВР Сузана Прањиќ Талевска, на автопатот „Пријателство“, од страна на полициски службеници при извршен преглед на патничко возило „опел зафира“, со скопски регистарски ознаки, управувано од И.П.(51) од Скопје, биле пронајдени патнички куфери во кои имало 55 пакувања марихуана. Истовремено, при контрола на патничко возило „БМВ“, со скопски регистарски ознаки, управувано од Б.Р.(30) од Скопје биле пронајдени црни вреќи со вкупно 116 пакувања марихуана.Во близина на бензинска пумпа биле сопрени две патнички возила, и тоа „мерцедес“, со струмички регистарски ознаки, управувано од О.А.(36) од Скопје, каде како сопатник бил косовскиот државјанин Џ.Љ., како и патничко возило „мини купер“, со скопски регистарски ознаки, управувано од Е.А.(33) од Скопје, каде како совозач бил Б.Р.(24) од Скопје, кои биле ангажирани за да го обезбедуваат транспортот на дрогата. Во консултација со Јавен обвинител, по добиена наредба од страна на Судија на претходна постапка на Основен кривичен суд Скопје извршен е претрес во дом кај Б.Р., при што биле пронајдени торба со 29 пакувања со марихуана, ќеса со марихуана, фантомка, дигитална вага и 11 куршуми, додека при извршен претрес во домот кај Е.А. пронајдени се еден сигнален пиштол марка „Екол“ 9мм со празна рамка, како и еден пиштол „Црвена застава“ 9 мм со една рамка со 10 куршуми за него, додека во куќниот двор било пронајдено патничко возило „БМВ“ донесено од Р.Косово без соодветна документација, при што од страна на Царинската управа е одземено за понатамошна проверка.Денеска до надлежното Јавно обвинителство против лицата ќе биде поднесена кривична пријава по член 215 и член 396 од Кривичниот законик.——————Ndërpritet transporti ndërkombëtar i drogës, sekuestrohet marihuanë në vlerë prej rreth 600.000 eurove, arrestohen gjashtë personaMë datën 08.12.2021 nëpunës policorë të Byrosë për Siguri Publike, edhe atë Departamenti i Policisë Kriminalistike-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme, në koordinim me Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, Departamenti për Operacione Policore Speciale dhe SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë kanë ndërprerë kanal ndërkombëtar për transport të drogës nga territori i R. së Kosovës në territorin e shtetit tonë. Gjatë këtij aksioni është sekuestruar marihuanë në sasi prej rreth 200 kilogramëve me vlerë të përgjithshme prej rreth 600.000 eurove, kurse nga liria janë privuar gjashtë persona, shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës.Siç informoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska në autostradën “Miqësia”, nga ana e nëpunësve policorë gjatë kontrollit ët automjetit “opel zafira”, me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga I.P. (51) nga Shkupi, janë gjetur dhe sekuestruar kuferë në të cilin ka pasur 55 paketime me marihuanë. Në të njëjtën kohë, gjatë kontrollit në autumjetin “bmw turan”, me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga B.R. (30) nga Shkupi janë gjetur thasë të zinj me gjithsej 116 paketime të marihuanës.Në afërsi të pikës së karburantit janë ndaluar dy automjete, edhe atë “mercedes”, me targa regjistrimi të Strumicës i drejtuar nga O.A. (36) nga Shkupi, si dhe pasagjeri XH.L. me shtetësi të Kosovës, si dhe automjeti “mini cooper”, me targa regjistrimi të Shkupit i drejtuar nga B.R. (24) nga Shkupi, të cilët kanë qenë të angazhuar që ta sigurojnë transportin e drogës.Në konsultim me Prokuror Publik, pas marrjes të urdhërit gjyqësor nga Gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Shkup është kryer bastisje në shtëpinë e B.R., gjatë së cilë janë gjetur një çantë me 29 paketime të marihuanës, një qese me marihuanë, terezi dixhitale dhe 11 plumba, derisa gjatë bastisjes në shtëpinë e E.A. janë gjetur një pistoletë sinjalizuese i markës “Ekol” 9 mm me karikatorë të zbrazët, si dhe një pistoletë “Cërvena Zastava” 9 mm me një karikatorë me plumba, derisa në oborrin e shtëpisë është gjetur automjeti “bmw” i sjellur nga R. e Kosovës pa dokumentacionin e nevojshëm, gjatë së cilës nga Drejtoria e Doganave është konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme.Sot Prokuroria Publike kompetente kundër personave në fjalë do të parashtrojë kallëzime adekuate sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Posted by Министерство за внатрешни работи / Мinistria e Punëve të Brendshme on Thursday, December 9, 2021

Related posts

Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në miqësoren e parë në Antalya

Redaksia

Ahmeti: 119 vjet nga Krusheva e deri më sot, qëndruam bashkë mbi vlerat e lirisë, barazisë dhe paqes

Xh M

Të punësuarve në Higjienën Komunale u rriten pagat për 2000 denarë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More