Agjencia Zhurnal.mk.

MPB: Janë regjistruar disa incidente në Shkup, Kumanovë dhe Veles

Shkup, 17 tetor – Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se deri më tani nuk ka pasur raportime serioze për prishje të rendit dhe qetësisë gjatë votimeve, përcjell Alsat. Zëdhënësi MPB-së, Toni Angellovski deklaroi se deri në ora 11 janë regjitruar dy raste në SPB-Shkup dhe nga një rast në SPB-Shtip, SPB-Kumanovë dhe SPB-Veles.

 

Në SPB-Shkup u raportua se në vendvotimin 2600, një qytetarë ka hedhur fletët e votimit sepse nuk iu lejua ndihmë nga një person tjetër gjatë votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

“Në SPB-Shkup është raportuar se rreth orës 09.35 para hyrjes së vendvotimit 2842 dhe 2842/1 në rrugën “Borka Taleski” në Shkup është vërejtur se nëntë automjete kishin një numër të kandidatit për kryetar komune, të ngjitur në dritare. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, pohojnë nga MPB.

Related posts

Panel diskutimi “Ardhmëria e Evropës – një vështrim nga vendi-kandidat për anëtarësim në BE”

Z H

LSDM – BDI ping pong për regjistrimin e diasporës!

D V

Tre pacientë e humbën betejën me virusin korona në spitalin modular të Shtipit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More