Shkup, 30 dhjetor – Në vijim të ditës së djeshme MPB-ja zbatoi kontrolle të përforcuara në territorin e Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë sanksionuar 176 shoferë.
Siç kumtoi MPB-ja, prej tyre shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa e lejuara, ndërsa një automjet ka lëvizur me mbi 70 kilometra në orë se shpejtësia e lejuar. Me çka, 44 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar, ndërsa 132 jashtë zonës së banuar.
Kontrollet e përforcuara vijojnë edhe në ditët e ardhshme. MPB apelon deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe rregulloret, që bashkërisht të kontribuojmë në rrugë më të sigurta.