Agjencia Zhurnal.mk.

MPB e përfundoi procedurën për furnizim të etiketave me shenjën e re për automjetet

Shkup, 14 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme e përfundoi procedurën për furnizim të etiketave me shenjën e re “NMK”. Fitues i tenderit është kompania KVANTUM nga Shkupi me atë gjermane “EHA Hofman internacional”.

Për këtë qëllim, MPB do të shpenzojë 141,6 milionë denarë (2,29 milionë euro) në periudhë prej tre viteve sa parasheh marrëveshja për furnizimin.

Sipas marrëveshjes së publikuar në faqen e sistemit elektronik për furnizime publike kompanitë të cilat e fituan tenderin, për targa çift ofruan çmim prej 540 denarëve plus TVSH nga 97,2 denarë, përkatësisht 637,2 denarë.

Министерството за внатрешни работи ја заврши постапката за набавка на налепници и регистраски таблички со новата ознака „НМК“. Добитнк на тендерот е компанијата КВАНТУМ од Скопје заедно со ге

Dërgesa e parë duhet të fillojë 30 ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa furnizimi do të realizohet sipas nevojave të cilat do t’i konstatojë MPB.

Obligimi për përdorim të kodit NMK në targa është nga Marrëvehsja e Prespës, në pajtim të të cilës afati për zëvendësim është deri në shkurt 2024. Në vend të zëvendësimit të plotë të shenjave regjistruese, me vendimin e ri qeveritar qytetarët do të duhet të marrin vetëm etiketë me kodin e ri. 

Related posts

Taravari thotë se nuk ka çfarë të ndajë me Selën: Partia nuk ka prona, zyrat i kemi me qira

Xh M

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Xh M

Sanksionohen 167 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy