Agjencia Zhurnal.mk.

MPB dhe OSBE bashkë angazhohen në profesionalizimin e policisë

Shkup, 9 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja sot në Qendrën policore për trajnim “Idrizovë” e kanë promovuar pajisjen e re kompjuterike në vlerë rreth 95 mijë euro. Ajo përbëhet nga laptopë dhe pajisje teknike që do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e mësimit onlajn dhe edukimit dedikuar Qendrës për trajnim në MPB.

 

Ministri Spasovski ka thënë se në vitet e kaluara misioni i OSBE-së duke participuar në projekte të policisë dhe punës institucionale të ministrisë është etabluar si partner jashtëzakonisht me rëndësi dhe lojal i MPB-së e cila ka ndihmuar në zhvillimin e policisë së vendit.

“Më gëzon fakti që bashkërisht realizojmë projekte shumë të suksesshme në pothuajse të gjitha sferat kyçe për funksionim efikas dhe cilësor të policisë, duke filluar nga krijimi dhe standardizimi i bazave normative dhe kornizës, përmes rikonstruktimit organizativ- operativ deri në modernizimin teknik dhe arsimor të ministrisë, konform nevojave të trendëve dhe sfidave aktuale shoqërore, rajonale dhe globale”, ka thënë Spasovski.

Ai ka thënë se qëllimi i përbashkët si forcimi i kapaciteteve institucionale dhe efikasitetit të MPB-së për zbatimin e reformave strategjike, rritjen e profesionalizimit dhe përmirësimit të edukimit policor, sot marrin argument të fuqishëm dhe konfirmim.

Shefi i misionit te OSBE-së në Shkup, Klemens Koja në fjalimin e tij ka thënë se misioni i OSBE-së një kohë të gjatë është një nga partnerët më të afërt të MPB-së në ndërtimin e kapaciteteve të saja dhe se tashmë nga viti 2018 me vendim të ministrave të Punëve të Jashtme, OSBE si partner përfshihet edhe në digjitalizimin e stërvitjes së MPB-së.

“Pandemia me Kovid-19 ka krijuar nevojën urgjente për zhvillimin e edukimit onlajn dhe stërvitjeve. Edhe pse mësimi -onlajn kërkon investim në start, megjithatë në të ardhmen do të krijojë edhe kursim në kohë dhe shpenzime, ndërsa do të nxisë mënyra të reja dhe autonomi profesionale në punë”, ka thënë Koja.

Related posts

Florans Robin: Duhet të krijohet mundësi për pajtim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Redaksia

Llukarevska: Në LSDM dera është e hapur për të gjithë që ndajnë vlera social demokrate

Z H

Thaçi takon Metën: Faktori politik shqiptar ka rol dhe kontribut të pazëvendësueshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More