Agjencia Zhurnal.mk.

MPB deklarohet pas alarmit nga ambasada e SHBA-ve

Shkup, 17 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është deklaruar lidhur me njoftimin e dorëzuar në Prokurori nga ana e ambasadës së SHBA-ve, e cila ishte informuar nga një përfaqësues i një partie politike se 83 persona të dënuar janë të armatosur dhe se do të tentojnë të prishin procesin zgjedhor.
Advertisements

 

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në një deklaratë për TV21 theksoi se dikasteri i tyre në bashkëpunim me institucionet e tjera ka ndërmarrë të gjitha masat dhe se deri tani nuk vërtetohet një gjë e tillë.

“Ky nuk është denoncim nga ambasada, por nga një person që ka njoftuar ambasadën dhe ne pas kësaj kemi ndërmarrë të gjitha masat ligjore për të garantuar procesin zgjedhor. Por deri tani nuk ka asgjë të vërtetuar, përvec denoncimit që është bërë në formë deklarate”, theksoi Angellovski.

Ambasada amerikane në Shkup ka informuar Prokurorinë Publike se mbrëmë një zyrtar i një partie politike ka informuar se 83 persona të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe janë në liri, janë pajisur me armë zjarrë me qëllim të pengimit të procesit zgjedhor. Po ashtu është informuar se një person tjetër – një autor i veprave të ndryshme penale është i armatosur dhe se ditën e zgjedhjeve ai do të kryejë vepra penale, duke rrezikuar jetët e njerëzve, kryesisht anëtarë të partive politike.

Pas marrjes së njoftimit përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe SPB-së së Shkupit, po verifikohen pohimet nga ky kallëzim dhe se thuhet se janë ndërmarrë të gjitha masat operative dhe se do të kryhet bisedë me personin që ka bërë kallëzimin.

Related posts

Sllovenia dhuron automjet zjarrfikës për brigadën “Bajram Miftari”

Z H

Dimitrov: Nuk mundet që kushtet për hyrje në BE të mos jenë evropiane

Z H

Konkurs për pjesmarrje në shkollën për liderë të rinj të ish presidentit Ivanov

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More