Agjencia Zhurnal.mk.

MPB angazhon helikopter për zjarrin mes Makedonski Brodit dhe Pllasnicës

Shkup, 1 nëntor – Pas paraqitjes në Qendrën për menaxhim me kriza Sektori për njësi ajrore të MPB-së sot intervenoi në rajonin mes Makedonski Brodit dhe Komunës së Pllasnicës me një helikopter të llojit Bell 212 me ç’rast janë hedhur mbi 7 tonë ujë.

Sipas paralajmërimeve nga MPB, shuarja e zjarrit do të vazhdojë nesër në mëngjes me qëllim të fundit të vënies nën kontroll të zjarrit.

“Vitin e fundit Ministria e Punëve të Brendshme punon së bashku me Sektorin për njësi ajrore, për nevojat e Njësisë së helikopterëve për dedikime policore, e cila në suaza të MPB-së ekziston që nga viti 1969 dhe është e pajisur me 3 helikopterë të llojit ‘Bell’, i njohu nevojat e shtetit për përballje më të suksesshme me zjarret, e matë edhe mbrojtje më e mirë për qytetarët dhe pronën. Në mënyrë që të mundësohet shfrytëzim i suksesshëm i pajisjes ishte zbatuar trajnim ndërkombëtar nga policia sllovene, dhe atë për bartje të ngarkesës pezull dhe për shuarje të zjarreve. Trajnimin e përfunduan me sukses të gjithë pilotët e Njësisë së helikopterëve për dedikime policore”, kumtoi MPB.

Ky shembull, sipas tyre, është edhe një dëshmi se MPB është servis i qytetarëve dhe kjo tashmë është mënyrë e implementuar e punës në të gjitha segmentet e punës policore. 

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky