Agjencia Zhurnal.mk.

MPB: 63 sanksione për automjete me defekt që kryejnë transport publik

Tetovë, 2 dhjetor – Gjatë një aksioni kontrollues MPB ka zbuluar dhe sanksionuar 63 automjete me defekte që kryejnë transport publik në vend. Të gjitha automjetet me defekt janë larguar nga qarkullimi dhe u janë përgatitur parashtresa përkatëse.

 

“Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar dje në periudhë prej orës 8 deri 11 kontrolle aksionale për parregullsi teknike të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe furgonë. Gjatë kontrolleve janë zbuluar dhe sanksionuar 63 automjete me defekt”, thuhet në kumtesën e sotme të MPB-së.

Prej tyre 31 automjete kanë pasur frena të prishura, ndërsa dy automjete me defekt në pajisjen e drejtimit të mjetit.

Prej këto 63 automjete, 22 janë sanksionuar në territorin e SPB Shkup, 16 në territorin e SPB Ohër, tetë në territorin e SPB Tetovë, pesë në territorin e SPB Shtip…. Të gjitha automjetet me defekt janë larguar nga qarkullimi dhe u janë përgatitur parashtresa përkatëse.

Related posts

275 shoferë të gjobitur për vozitje të shpejtë

Z H

Arrestohet një 65-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje

D V

Akuzë kundër gostivarasit përshkak se shpërndau sëmundje ngjitëse nga kafshët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More