Agjencia Zhurnal.mk.

Mourinho i indinjuar me kartonin e kuq të Pellegrinit: Do të apelojmë atë, duhet të luaj në derbi

Roma ka arritur të rikthehet te fitoret në elitën e futbollit italian Serie A.

Giallorosët kanë mposhtur me rezultat të ngushtë Udinesen 1-0 duke u rikthyer kësisoj te triumfi pas asaj humbje 3-2 nga Verona.

Por ajo që i dhemb më shumë Jose Mourinhos është kartoni i kuq i kapitenit Lorenzo Pellegrini, i cili mori të dytin të verdh në minutën e 90-të.

Në fakt nuk ishte një ndërhyrje e rrezikshme nga Pellegrini dhe Mourinho ka bërë të qartë se do të kërkojë nga klubi ta apelojnë kartonin.

“Ishte një vendim qesharak. Ju thoni një vendim i rëndë, unë them një vendim qesharak”, deklaroi fillimisht Mourinho.

“Unë nuk i njoh mekanizmat ligjor në futbollin italian, por duhet të përpiqemi të bëjmë gjithçka që Pellegrini të luaj”, vazhdoi tutje Mourinho.

“Kam shumë dyshime për kartonin e dytë të verdhë, nuk e di nëse do të luaj pasi do ta shikojmë nëse na lejojnë mekaqnizmat ligjor”, deklaroi Special One.

Roma do të përballet me Lazion të dielën në derbin e madh të kryeqytetit me fillim nga ora 18:00. 

Related posts

Gjermania mund të ketë gjashtë klube në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

D V

Garë mes tre klubeve londineze për Dominic Solanken

D V

Ronaldo merr një dënim ‘qesharak’ për shkak të kartonit të kuq dhe tentativës për të goditur gjyqtarin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy