Agjencia Zhurnal.mk.

Mourinho i dëshpëruar me futbollin në Itali, e këshillon yllin të skuadrës të largohet nga Roma

Rikthimi i Jose Mourinhos në Serie A po duket më i vështirë se që ishte parashikuar.

 

Roma e tij ka humbur përsëri, ku kësaj radhe janë mposhtur në udhëtim te Bologna me rezultat minimal 1-0.

Pas ndeshjes Special One ka folur për humbjen, duke uruar kundërshtarin për pikët e plota dhe duke përgëzuar futbollistët e tij për shpirtin luftarak.

“Urime skuadrës së Bologna, trajnerit dhe lojtarët të tij. Ata vërtetë bënë një lojë të shkëlqyer, luftuan për të marrë tre pikët në shtëpi”.

“I përgëzoj edhe djemtë e mi, që dhanë gjithçka kundër të gjithëve, mbi të gjitha me dëmtimet që morëm dhe me disa episode kundër. Unë jam me ta”, tha Mourinho.

Tutje Special One e ka këshilluar yllin e Romës, Nicolo Zaniolo që të largohet nga Serie A, pasi i dhimbset për atë që po përjeton.

Mourinho ka aluduar në faulet e shumta që bëhen në Zaniolon, e që kishte bërë që ai t’i kishte dy lëndime shumë të rënda.

“Unë flas edhe kundër vetes. Nëse do të isha në vend të Zaniolo, do filloja vërtetë të mendoja të mos luaja kaq gjatë në Serie A, pasi ndihem keq për atë që duhet të vuajë”, tha Mourinho.

“Sa i takon situatës sime personale dhe kartonit të verdhë, nuk kam nevojë ta komentoj”, përfundoi Mourinho pas ndeshjes. 

Related posts

Ngecin bisedimet me Juventusit dhe Dybalas për kontratën e re

D V

Messi rikthehet në Barcelonë, gati kontrata e re në të cilën ka pranuar ulje të konsiderueshme të pagës

D V

Reagimi i Lewandowskit pasi Messi e fitoi Topin e Artë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More