Agjencia Zhurnal.mk.

Motorola ka fituar një vlerësim të madh për sigurinë e telefonave të saj

Platforma ThinkShield e Motorola për sigurinë celulare ka fituar çmimin “Ofruesi i Vitit i Zgjidhjeve të Sigurisë” nga Mobile Breakthrough, një organ kryesor i pavarur i specializuar në eksplorimin e fushave më konkurruese të teknologjisë si siguria kibernetike dhe IoT.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mobile Breakthrough, një agjenci e pavarur lider që jep vlerësime të veçanta për kompanitë, teknologjitë dhe produktet në tregun celular, ka njoftuar se Motorola Mobility është zgjedhur si fitues në kategorinë Mobile Security Solution Provider.

Siguria është në zemër të çdo produkti Motorola. Dhe ndërsa kërcënimet celulare vazhdojnë të evoluojnë, me ndihmën e këshillave të përdoruesve, Motorola ka prezantuar ThinkShield për celular.

Siç thuhet më tej, me këtë shtesë në portofolin e Lenovo ThinkShield, Motorola sjell mbrojtje 360° të biznesit për të gjithë përdoruesit e biznesit.

“Me ThinkShield për celular, ne u ofrojmë përdoruesve qetësi dhe përdorim të sigurt të pajisjeve të tyre duke e ditur se telefonat e tyre mbrohen me zgjidhje gjithëpërfshirëse të mbrojtjes dhe menaxhimit që ofrojnë siguri të shtuar të integruar”, citohet të ketë thënë Sudhir Chadaga, Shefi i Strategjisë në Motorola. 

Related posts

Twitter po sjell butonin “pro” dhe “kundër”

D V

Realme, telefoni më i fuqishëm Android

D V

Chrome Beta sjell funksionalitet praktik në Google Search

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More