Shkup, 28 dhjetor – Moti do të jetë mesatarisht i vranët, në mëngjes dhe paradite me kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe luginat e lumenjve dhe me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 7, ndërsa ajo maksimale prej 7 deri 13 gradë.
Në Shkup, kryesisht vranët me shi të dobët të përkohshëm dhe me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 8 gradë.
Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe lugina të lumenjve. Shi i përkohshëm lokal do të ketë të mërkurën, ndërsa pastaj gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil dhe gjithnjë e më i ngrohtë. Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, që do të shkaktojë shkrirje graduale të shtresës së borës.