Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot me vranësira, kohë pas kohe me diell

Shkup, 6 dhjetor – Në mëngjes vende-vende me paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 13 gradë.

Në Shkup paradite me paraqitje të mjegullës, kurse gjatë ditës me vranësira t ndryshueshme me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 12 gradë.

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes vende-vende me mjegull. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi jugor, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të mbeten kudo pozitive. Gjatë fundjavës priten reshje shiu, kumtoi DPHM.

Related posts

“Zgjedhjet”, Kovaçevski: Nesër ftesë partive, të hënën takimi i liderëve!

Xh M

Trençevska: Masat kundër krizës mbulojnë mbi 187,000 pensionistë

Xh M

Takim mes Kuvendit studentor të UKM-së dhe MASH-it: Vakt javor i subvencionuar, pagesa retroaktive e bursave deri më 15 dhjetor

Xh M