Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot me vranësira

Shkup, 17 nëntor – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, kryesisht paradite. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor deri juglindor.

 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 18 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me shi të përkohshëm dhe me erë të lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura minimale do të bie deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë 16 gradë.

Nën ndikimin e serisë së valëve të lagështa në ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht ngrohtë me reshje të përkohshme të shiut. Të dielën në disa vende reshjet do të jenë më të mëdha, ndërsa lokalisht do të ketë jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa përkohësisht erë e fuqishme nga drejtimi jugor, veçanërisht të premten dhe të dielën.

Related posts

Nesër qeveria do të shpallë gjendjen e krizës në sektorin e energjisë

Redaksia

Me 364 vota Pro, Zajkova mori mandatin për të drejtuar PLD-në

Xh M

Qeveria do ta mbajë mbledhjen e 44-të

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More