Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot me vranësira

Shkup, 21 shtator – Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa nga mesdita dhe pasdite me reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar, erë nga drejtimi verior.

 

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri 21 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit dhe me erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të mbërrijë 18 gradë.

Në ditët në vijim mëngjeset do të jenë të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa deri të premten temperaturat ditore do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit dhe do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira. Në ditët e fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell me rritje graduale të temperaturës ditore.

Related posts

Kovaçevski: Shkupi dhe Sofja duhet të arrijnë marrëveshje, në tavolinë nuk ka propozim konkret nga Franca

I.A

Zaev: Punonjësit shëndetësor meritojnë respektin më të madh për sakrificën dhe kujdesin

Z.H

Fajon: Ideja e vendosjes së kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor, jashtëzakonisht e rrezikshme

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More