Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla

Shkup, 5 janar – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Paradite sipas DPHM-së në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të konsiderueshme të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin nga -2 deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.

 

Në Shkup paradite me mjegull, ndërsa ditën kryesisht me diell me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë.

Të enjten gjatë ditës vranësira do të rritet. Nga dita e premte vijon një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, kurse në male e në disa vende më të larta borë. Temperaturat ditore do të jenë në rënie.

Related posts

MSH: Të pavaksinuar janë 69 për qind e rasteve pozitive më Kovid-19 dhe 79 për qind e të vdekurve

D V

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Osmani: Mund të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More