Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla

Shkup, 31 dhjetor – Temperaturë më e ulët sot në mëngjes është matur në Kodër të Diellit prej – 3 gradë Celsius.

Siç njoftoi DPHM, vijojnë Hanet e Mavrovës, Tetova, Shtipi, Strumica me -2 gradë, – 1 në Krushevë, zero gradë në Pretor, Manastir, Vinicë, Prilep, Dibër, Shkup – Petrovec 1, Kriva Pallankë, Llazaropolë, Ohër, Demir Kapi, Shkup – Zajçev Rid, 3 Kumanovë, 6 Dojran, 8 Gjevgjeli.

Derdhje e ujit gjatë 24 orëve të kaluara, deri në orën 7 në mëngjes nga një litër në metër katrorë është matur vetëm në Hanet e Mavrovës.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare nga drejtimi verior. Gjatë natës së Vitit të Ri do të mbizotërojë mot i kthjellët, temperaturat vetëm diku do të bien deri 0°С dhe do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në lugina. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 9 deri 15 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri afatgjate mesatare. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 11 gradë.

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy