Shkup, 1 shkurt – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryejë erë mesatare në drejtim veri perëndimor. Temperatura minimale do të sillet nga minus tetë deri në zero ndërsa maksimalja nga dy deri në dhjetë gradë, informon Zhurnal.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të zbritë deri në minus tre ndërsa maksimalja do të ngritet deri në 9 gradë celsius.
Edhe në ditët në vijim do të mbajë mot i ftohtë me temperatura të ulëta ndërsa të shtunën priten reshje bore./Zhurnal.mk