Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot me diell dhe me erë të lehtë

Shkup, 28 janar – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe pak më i ngrohtë, pasdite me vranësira të shtuara nga perëndimi. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale bore, e herë pas here në vendet më të ulëta reshjet do të fillojnë si reshje të kohëpaskohshme të shiut që mund të ngrijnë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi në veriperëndim. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -9 deri në -1, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 3 deri në 12 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten dhe në fund të ditës do të ketë reshje të shkurtra shiu, të cilat vende-vende mund të ngrijnë dhe të cilat në pjesët më të larta do të jetë reshje të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Nga fundi i ditës në pjesën perëndimore, ndërsa të shtunën kryesisht në mëngjes në pjesët veriore do të ketë reshje lokale bore. Të shtunën do të fryjë erë e fortë veriore e cila do të ulë sërish temperaturën ditore. Të martën pritet një valë e re e lagësht, me reshje shiu dhe bore.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy