Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu

Shkup, 25 janar – Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta borë.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 8 gradë.

Në Shkup kryesisht me vranësira dhe qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6 gradë.

Nga DPHM paralajmërojnë se vijon një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më të ftohtë, me reshje të dobëta të kohëpaskohshme dhe në vendet më të lartë do të jenë prej bore, ndërsa në vendet më të ulëta reshje shiu dhe bore. Të enjten dhe të premten reshje do të ketë edhe në më shumë vende dhe do të jenë me intensitet mesatar.

Related posts

Moti sot me diell me temperatura deri 34 gradë

Z.H

VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese nën kushtet ekzistuese

Z.H

Shabani: Dukagjini shpëton pa barazh, Drita duhet ta ndjek deri në fund titullin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More