Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot i vranët dhe me shi

Shkup, 10 janar – Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të rrëmbyeshme (në vendet lokale mbi 25l/m2) të cilat në pjesët perëndimore dhe veriore, si dhe në vendet më të larta do të jenë kryesisht të borës. Do të formohet shtresë e re e borës, veçanërisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, përgjatë Luginës së Vardarit erë e kohëpaskohshme e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimalja prej 4 deri në 10 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i vranët me reshje të shiut, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 3, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 5 gradë.

Të martën do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale kryesisht të borës dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore. Më pas nga e mërkura moti do të jetë stabil me erë mesatare veriore, ndërsa nga e enjtja më ftohtë me temperatura të mëngjesit të cilat në disa vende do të ulen edhe nën -10 gradë, ndërsa edhe ato të ditës në disa vende do të mbeten negative.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky