Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 41 gradë

Shkup, 1 korrik – Moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 21, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri në 41 gradë Celsius.

Në të gjithë territorin do të aktivizohet niveli i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. UV=9.

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla pasdite. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë rreth 19, ndërsa ajo maksimale do të jetë 39 gradë Celsius.

Edhe nesër moti do të jetë me diell, shumë i nxehtë dhe përgjatë Vardarit temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Kudo do të aktivizohet niveli i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. Nga e premtja temperaturat do të jenë më të ulëta për disa gradë, ndërsa vranësirat përkohësisht do të rriten dhe do të ketë kushte për dukuri të izoluar të shiut lokal dhe vetëtimave të rralla.

Related posts

25 vite pa Fehmiun e Xhevën/ Ahmeti: Një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër

Xh M

Bërnabiq: Vizioni i Ballkanit të Hapur është vizion i Serbisë

I Z

Gjykimi kundër Muhamed Zeqirit shtyhet për më 24 tetor

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!