Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot gjatë ditës me diell, në mbrëmje me shi

Shkup, 4 mars – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me reshje të shiut dhe të borës, ndërsa në pjesët më të larta vetëm me reshje të borës. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës reshjet do të zgjerohen gjithkund. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 4 deri në 11 gradë Celsius.

 

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut, të cilat në pjesët më të larta do të jenë të dëborës. Temperatura minimale do të bie deri në -1, ndërsa maksimale do të arrijë 9 gradë Celsius.

Prej nesër vijon periudha e motit kryesisht me vranësira dhe më ftohtë me reshje të përkohshme të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta vetëm me reshje bore. Gjatë fundjavës reshjet në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Në pjesët malore shtresa e dëborës plotësisht do të rritet, ndërsa shtresë e re do të formohet edhe në disa vende më të ulëta.

Related posts

Si do të ndahen këshilltarët në Qytetin e Shkupit? Nga sa siguruan BDI dhe ASh-AAA

D V

Alarmi i Escobar: Ka kërcënime për stabilitetin e Ballkanit, kryesisht vijnë nga Rusia, por jo vetëm

Xh M

Komunikacioni me intensitet mesatar në disa vende nëpër rrugë të lagështa

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More