Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot

Shkup, 30 shtator – Në mëngjes moti do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior e cila përgjatë Vardarit në afat të shkurtë do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 23 deri 31 gradë. 

Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 29 gradë. Gjatë tri ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të vogla dhe erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të lëvizë prej pesë deri 17 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 23 deri 31 gradë. DPHM informon se vijon periudhë e motit stabil me vranësira të përkohshme mesatare. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit nga e martja do të bie pak, ndërsa ajo e ditës nëpër disa vende do të kalojë mbi 30 gradë.

Related posts

Qarkullimi po zhvillohet pa probleme

Xh M

Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu

Xh M

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy