Agjencia Zhurnal.mk.

Moti nesër me diell, i ftohtë dhe me erë

Shkup, 14 janar – Moti nesër në vend do të jetë me diell, i ftohtë dhe me erë. Kryesisht në pjesët veriore do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë e përkohshme veriperëndimore deri veriore.

 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 5 deri 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -6, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 9 gradë.

Nga DPHM paralajmërojnë se deri të hënën do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i thatë me erë të lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë vardarit kohë pas kohe erë të përforcuar nga drejtimi verior.

Të dielën dhe të hënën do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës në mëngjes në disa lugina, ndërsa të martën  priten reshje lokale të borës, vetëm në disa vende më të ulëta të cilat cilat herë pas herë do të jenë reshje shiu.

Related posts

Kasami kërkon ndërprerjen e të gjitha projekteve infrastrukrurore, rrugë, rrjet të kanalizimit, rezervuare të ujësjellësit

D V

Orce Kamçev ngelet në paraburgim, tërbohen avokatët

Z H

Bashkëpunimi midis APRMV dhe qendrave për punë sociale për punësim të pranuesve të ndihmës së garantuar minimale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More