Agjencia Zhurnal.mk.

Moti me diell dhe vranësira të vogla lokale

Shkup, 21 tetor – Në mëngjes nëpër disa lugina të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla, ndërsa në pjesët perëndimore vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugperëndimore, e cila në pjesët perëndimore përkohësisht do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 8, ndërsa ajo maksimale prej 17 deri 22 gradë.

 

Në Shkup, në mëngjes me kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe erë të lehtë deri mesatare jugperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 20 gradë.

Deri të premten moti do të jetë i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë. Nëpër lugina të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe vranësira të ulëta, më të shprehura nesër në mëngjes. Të shtunën do të ketë shi të përkohshëm kryesisht në pjesët perëndimore, ndërsa të dielën me reshjet e shiut do të fryjë edhe erë e përforcuar veriperëndimore. Temperatura e ditës nga e diela do të jetë më e ulët.

Related posts

Këshilli i Qytetit të Shkupit e miratoi Raportin për realizimin e buxhetit për vitin 2021

Redaksia

U mbajt debat publik për projekt ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit

Z H

MASH: Reforma fillon më 1 shtator me materiale të reja mësimore dhe libra shkollorë digjital

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More