Shkup, 12 tetor – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje lokale të shiut. Pasdite reshjet do të ndalen dhe do të ketë më shumë periudha të diellit. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi veriperëndimor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 10 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup paradite me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm. Pasdite vranësira do të zvogëlohet dhe do të fryejë erë mesatare, përkohësisht erë e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie në 9 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.