Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu

Shkup, 12 shkurt – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët lindore  me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup paradite mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite me shi të përkohshëm. Temperatura minimale do të bie deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë.

Nën ndikim të valës së lagësht edhe nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Shi të dobët lokal do të ketë edhe të martën, ndërsa pastaj do të vijojë periudha e motit stabil. 

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy