Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me diell, pasdite mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 17 korrik  – Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me shi më të rrëmbyeshëm, zbrazje elektrike, erë të fuqishme (vende-vende mbi 90 m/h) dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 21 ndërsa ajo maksimale prej 30 deri në 37 gradë Celsius. UV=8.

 

Në Shkup paradite do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare, pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për mot të lig afatshkurtër me shi më të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe kushte për breshër. Temperatura minimale do të jetë 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme deri të martën do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme, vende-vende me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Në nivel lokal proceset do të jenë në formë të motit të lig me shi më të rrëmbyeshëm, zbrazje elektrike, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Temperatura do të bie gradualisht.

Related posts

Shilegov: Në mandatin e ri, subvencion të qëndrimit në çerdhe dhe ulje të pagesës mujore

D V

Tryezë e rrumbullakët për mundësi të të rinjve për sipërmarrësi sociale

D V

15 viktima në 24 orët e fundit nga virusi, shërohen 2 038 pacientë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More