Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me diell me vranësira dhe shi lokal

Shkup, 26 shkurt – Paradite do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vranësira do të rritet dhe do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore të dëborës. Gjatë natës reshjet do të zgjerohen gjithkund, ndërsa në pjesët perëndimore do të jenë më të rrëmbyeshme dhe do të shndërrohen në dëborë edhe në vendet më të larta. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare, në pjesët jugore  nga juglindja, ndërsa në pjesët veriore nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup paradite mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vranësira  do të rritet, ndërsa gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të bie deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 13 gradë Celsius.

Nën ndikim të valës ajrore të lagësht dhe të ftohtë të dielën moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta me reshje të dëborës. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore. Reshjet  do të kalojnë në dëborë edhe në disa vende më të larta. Deri të hënën shtresa e dëborës  në pjesët malore dukshëm do të rritet, ndërsa shtresë e re do të formohet në disa vende, veçanërisht në pjesët perëndimore  ku lokalisht do të bien edhe mbi 20 cm borë e re. Të hënën në disa vende do të bie borë me intensitet më të dobët. Nga e diela deri të mërkurën do të fryejë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura dukshëm do të zvogëlohet.

Related posts

Taravari thotë se nuk ka çfarë të ndajë me Selën: Partia nuk ka prona, zyrat i kemi me qira

Xh M

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Xh M

Sanksionohen 167 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy