Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit

Shkup, 26 tetor – Mot me diell me temperatura të ulëta do të mbisundojë sot në vend. Në disa vende temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero dhe do të ketë kushte për mjegull të dobët nëpër fushëgropa.

 

Gjatë ditës do të jetë me diell dhe do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë prej -4 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 13 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes ftohtë me kushte për mjegull të dobët të mëngjesit. Gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në -1 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë 14 gradë Celsius.

Edhe të mërkurën do të mbajë kryesisht mot i kthjellët me temperatura të ulëta, të cilat vende-vende do të jenë diku nën zero gradë Celsius. Prej të enjten vranësira do të rritet dhe në ditët në vijim do të mbisundojë mot me vranësira mesatare me rritje graduale, veçanërisht në temperaturat e mëngjesit. Nëpër fushëgropa të veçanta do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit.

Related posts

Mexhiti: Ta rikthejmë Haraçinën duke ia dhënë votën Ridvanit

D V

Seanca të Komitetit për marrëdhënie me bashkësitë dhe të Komisionit për sistem politik

Z H

Ekipi i Shilegov përforcohet me të gjelbërtin Mirosllav Bogdanovski si inspektor kryesor i qytetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More