Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me diell me temperatura deri 39 gradë

Shkup, 9 korrik – Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira mesatare. Nga fundi i ditës në disa vende do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal dhe shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 32 deri në 39 gradë. UV indeksi do të jetë 9.

 

Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell dhe shumë I ngrohtë. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe mesatar me erë veriore. Pasdite do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të përcjella me erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 38 gradë.

Mot jostabil në disa vende do të jetë në ditët e vikendit, kur në orët e pasdites në disa vende do të ketë edhe procese më intensive në formë të motit të ligë me paraqitje të breshrit. Temperatura në këto ditë do të jetë më e ulët për disa gradë.

Related posts

Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi, pasdite me periudha të diellit

D V

Spasovski: Zgjedhje të qeta dhe të ndershme – kallëzime penale ndaj pesë zyrtarëve policor (VIDEO)

D V

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu me porosi për rininë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More