Agjencia Zhurnal.mk.

Mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut, në male të borës

Shkup, 15 dhjetor – Moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male dhe në vendet më të larta të borës. Përkohësisht reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, në disa vende mbi 20l/m2. Në male dhe në vendet më të larta do të formohet shtresë e re e borës, ndërsa temperaturat kudo do të bien.

Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore (lokalisht mbi 60 km/orë). Temperatura minimale do të jetë në interval prej deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 2 deri 8 gradë.

Në Shkup mot kryesisht i vranët me shi të përkohshëm dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë.

Të shtunën do të ketë reshje të përkohshme kryesisht të borës dhe për shkak të temperaturave të ulëta lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të ngricave. Do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 km/orë). Nga e diela moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me paraqitje të mjegullës në lugina. 

Related posts

Pagesa e kontributeve shumë e lartë, duhet të ketë tolerancë për gazetarët!

I.A

Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi (VIDEO)

Redaksia

Në Gjykatën Penale gjykim për lëndën “Thesari”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy