Agjencia Zhurnal.mk.

Mot i ndryshueshëm me vranësira me paraqitje të mjegullës

Shkup, 30 nëntor – Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Pasdite nga perëndimi do të rriten vranësirat dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 15 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 11 gradë.

Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i ftohtë, në mëngjes do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Të premten dhe në fillim të fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore e cila do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të temperaturës së ditës dhe shkrirje më të shpejtë të shtresës së borës. Të dielën priten reshje të borës, ndërsa era do të ndryshojë drejtimin në veriore. 

Related posts

Brenda pesë vjetësh dyfishohet çmimi i banesave në Shkup

Xh M

IPIS demanton: Anketa që shpërndahet në rrjete sociale është e rrejshme

Xh M

Rusia bën propagandë në Ballkan – shfrytëzon profesorë, politikanë dhe klerikë fetarë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy