Agjencia Zhurnal.mk.

Mosvendosja për nismën “Punë të dielën” tregon për nevojën për të plotësuar vendet e gjykatësve

Shkup, 14 shtator – Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim për lëndën që ka të bëjë me punën të dielën, për shkak të shumicës së pamjaftueshme të votave, tha zëdhënësja e Gjykatës Hristina Bellovska, pas seancës ku u diskutua për nismën e parashtruar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut në të cilën është kontestuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili në përmbajtjen e tij përfshin “punën të dielave”.

 

Bellovska theksoi se ky është një tjetër nga 40 lëndët që nuk e kanë kaluar seancën për shkak të mungesës së kuorumit.

“Dhe edhe një herë, për fat të keq, përmes një rasti kaq të rëndësishëm për qytetarët u theksua nevoja për plotësimin e pozitave të gjyqtarëve, thekson Bellovska.

Në seancën e sotme të 28-të të Gjykatës Kushtetuese, në rendin e ditës ishin tre lëndë, njëra prej të cilave ishte puna e së dielës.

“Në përmbledhjen e këtij rasti thuhej se nuk duhet të inicohet asnjë procedurë, që do të thotë se Ligji duhet të mbetet në rend juridik, gjegjësisht të dielën të mbetet ditë jopune, përveç aktiviteteve për të cilat ka përjashtim dhe të cilat parashikohen në këtë ligj. Ky rast nuk ka marrë shumicën e mjaftueshme dhe njëri nga gjyqtarët ka deklaruar se nuk do ta mbështes raportin, përfundoi Belovska.

Pas iniciativës për këtë rast, gjyqtarët do të kthehen kur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ta kompletojë Gjykatën Kushtetuese me numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve.

Në iniciativë thuhet se ditë pushimi javor mund të jetë çdo ditë tjetër e javës, se është përcaktuar një shtesë pagash për punën të dielave në masën së paku 50 për qind për çdo orë të kaluar në punë dhe për këto arsye është lejuar pabarazia e qytetarët para ligjeve, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Gjithashtu pretendohet se me këtë zgjidhje ligjore, punëdhënësit nga aktivitetet ekonomike të cilëve u ndalohet puna të dielave dhe që kanë pozitë të barabartë juridike përsa i përket pagesës së taksës dhe detyrimeve të tjera publike ndaj shtetit, të përcaktuara me ligj, vendosen në një situatë të pabarabartë me punëdhënësit nga aktivitetet ekonomike që lejohen të punojnë të dielave, në drejtim të krijimit të të ardhurave dhe fitimit.

Related posts

Moti sot me diell dhe i freskët

Z.H

Gençovska: Reagimi në Maqedoninë e Veriut është shqetësues

Xh M

Kuzeska: E diela – ditë jopune për punëtorët dhe punëtoret po bëhet realitet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More