Agjencia Zhurnal.mk.

Mosleximi i transformimeve

Nga Ismail Tasholli

 

E ardhmja e afërt do ta bëjë të pakuptueshëm termin dhe konceptin “analfabet” pa prapashtesën “i teknikës”.

Domethanë: analfabetë do të jenë vetëm ata që nuk dinë ta përdorin (lexojnë) teknologjinë.

Këtu, te na, “doajenët e iluminizmit” dhe pionierët e majtë e të djathtë, lypin REFORMA “klasike” në arsim – në kohën e cyborgut, të fragmentimit dhe zhvendosjes së autoritetit të “nxënies”; në fazën e një auto-didaktizmi global, ku askush, askë s’e ndalë me dëgju online në telefon ligjërata të Harvardit; ku blogerat kanë më shumë ndikim në edukim se sa mësuesit – flitet për Universitetin e Prishtinës si për Trepçën. Nga perspektiva romantike për një trashëgimi “të shpërdorun”.

Universiteti jonë, kurrë nuk ka pasë peshë ma të madhe në “distribuimin e dijes”, se kasetat Labia në “distribuimin e artit”. Qaty-qaty janë.

Thirrjet për REFORMA në arsim, nga pozicionet iluministo-romantike e nostalgjike, janë shenja që këtu do budallë po provojnë me “ndërru diçka” në arsim, tu na kallxu se sa mirë o’ kanë.

Kurrë mirë s’o kanë Universiteti jonë – me ma pak stazh se grupi Rolling Stones. Andaj, “parullat” që ta kthejmë ku ishte janë banale.

Related posts

Vijat e bardha, arroganca e këmbësorit dhe shoferët “gangsterë”

Xh M

Më parë ishim fabrika lindjesh të fëmijëve, tani jemi bërë ndrydhje lindjesh të fëmijëve

Redaksia

Pas 100 ditësh luftë në Ukrainë, ende nuk dihet përfundimi: Ja si mund të fitojë Kievi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More