Agjencia Zhurnal.mk.

Mos rrezikoni të udhëtoni me pasaportë që i ka skaduar afati !

Shkup, 7 korrik – Nga ambasada greke në Shkup thonë se ende nuk kanë marë vendim nëse do të lejojnë qytetarët e Maqedonisë me pasaportë të skaduar të mund të kalojnë kufirin. Për ta, kjo është një situatë e re. Kështu shprehen nga ambasada greke në Shkup për Deutche Welle, informon Zhurnal.

 

Mënyra më e mirë dhe më e sigurtë për udhëtim jashtë vendit është me pasaportë të cilit nuk i ka skaduar afati. Ky është mesazhi të cilin Ministria për Punë të Jashtme e dërgoi deri te qytetarët e Maqedonisë, pasi disa prej tyre kishin probleme gjatë tentimit për të lëshuar vendin apo të kthehen në Maqedoni me pasaportë të skaduar. Edhe përskaj ndryshimeve ligjore me të cilat u prolongua afati i dokumenteve të skaduara deri në fund të vitit dhe nota të cilën MPB e dërgoi deri te ambasadat e huaja, pjesa më e madhe e atyre shteteve nuk kanë vendosur se si do të veprojnë.

“Kjo është një situatë e re për ne. Deri tani nuk kemi patur rast të tillë të kërkohet nga një shtet të prolongohet afati i dokumenteve pas skadimit të tyre”, thonë nga ambasada greke për DW.

Një numër i madh i shtetasve të Maqedonisë ndërkohë kanë ngelur me pasaporta të skaduara jashtë vendit përshkak pandemisë, ndërsa nuk dinë çfarë të bëjnë për të shkuar në pushime. Nga ana tjetër për të nxjerë pasaportë të re pritet deri në 2 muaj për një termin. Kufirin e Maqedonisë mund ta kalojnë shumë lehtë por kufijtë tjera është shumë e paqartë, informon Zhurnal. Një pjesë e mirë e agjencive turistike refuzojnë të paguajnë aranzhmane të qytetarëve të cilët nuk kanë dokumente valide ndërsa presioni më i madh është në shtetin fqinj në Greqi, vend ky i cili më së shumti vizitohet për pushime verore.

Nga MPJ apelojnë që qytetarët të mos shpejtojnë dhe në kohë të rinovojnë dokumentet para se të udhëtojnë.

“Thërrasim të gjithë shtetasit tanë që jetojnë në territorin e RMV-së të shkojnë me kohë në MPB si institucion i vetëm përkatës për dhënien e pasaportave, dhe të kërkojnë me kohë dhënien e pasaportave të reja, si mënyra e vetme më e sigurtë për udhëtim jashtë vendit”, thonë nga MPJ.

Ndryshe MPB nga dje ka filluar të jep dokumente me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Pasaportat me emrin e vjetër do të vlejnë deri sa të skadojnë, gjegjësisht më së voni deri më 12 shkurt të vitit 2024.

Siç cekëm edhe më lartë, në Shkup përshkak kërkesave të mëdha për pasaporta, termini pritet deri në dy muaj nga tani, ndërsa në qytetet tjera pritet disa ditë.//Zhurnal.mk

Related posts

Masat anticovid nuk respektohen në mitingje partiake, kështu virusi nuk qetësohet

Z H

Në zjarrin afër Strumicës janë djegur goma të vjetra

D V

Promovim i pajisjeve të reja për kontrolle të përbashkëta në Qafë Thanë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More