Agjencia Zhurnal.mk.

Mori përmes mashtrimit 12 mijë euro, bie në pranga 50-vjeçari në Tiranë

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ai ka marrë nëpërmjet mashtrimit shumën prej 12 mijë euro nga një person me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

 

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar Krenar Begaj, 50 vjeç,  i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Mikro”, nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim.  Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mikro”.  Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar shtetasi Krenar Begaj, 50 vjeç,  i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Related posts

“O punoje, o jepe”, Rama paralajmëron ligj të ri për ata që s’punojnë tokën

Xh M

Shqipëria ende asnjë rast të konfirmuar me Delta, Rama thirrje qytetarëve: Është variant i rrezikshëm, vaksinohuni!

D V

Breshëri plumbash në Tiranë, vriten dy persona brenda veturës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More